Në kuadër të përpjekjeve për të përballuar zjarret masive që shkaktuan shkatërrime të mëdha këtë vit, qeveria shqiptare ka njoftuar se do të blejë dy avionë zjarrëfikës për shuarjen e zjarreve.
Ky investim synon të përmirësojë kapacitetet e mbrojtjes civile dhe të mundësojë një reagim më të shpejtë dhe efikas ndaj flakëve që shpërthejnë në pyje dhe toka të tjera.
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, theksoi se kjo masë është pjesë e një plani më të gjerë për të rritur kapacitetet e mbrojtjes civile dhe për të parandaluar pasojat e zjarreve të mëdha që kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje dhe tokë vitin e kaluar.
“Ne ndërkohë kemi një sërë investimesh në mbarë vendin nga Burreli, Kucovë, Pashalimani, do të fokusohemi në ngritjen e shkollës së aviacionit, kompleksin museal të FA. Mbrojtja civile do të jetë në fokus, zjarret kanë qenë problem i madh dhe ne ndërkohë kemi vazhduar të rrisim kapacitetet e mbrojtjes civile, kemi vendosur dhe fondin për të blerë 2 avionët e parë zjarrëfikës për republikën e Shqipërisë”, tha Rama.
