Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë ndaj godinës së Gjykatës së Lartë, ku raportohet se janë përfshirë nga flakët disa zyra.

Në reagimin e saj, PS drejton gishtin nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke pretenduar se deklaratat e tij kundër gjyqtarëve që caktuan masat e sigurisë për personat e arrestuar pas protestave i paraprinë akteve të dhunës.

“Flakët mbi Gjykatën e Lartë i parapriu Sali Berisha, i cili sulmoi gjyqtarët që dhanë masa mbi dhunuesit e ligjit. Nuk ka kthim mbrapa për Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e socialistëve.

Reagimi vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, ku godina e Gjykatës së Lartë u përfshi nga zjarri pas hedhjes së molotovëve. Rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u zbardhur.