Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e vrasjes së gjyqtarit Atrit Kalaja. Sipas bluve të kryeqytetit, dyshohet se autori që shkrepi armën drejt gjyqtarit është 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, pra nipi i Gjon Shkëmbit.
Ky i fundit, ka qenë palë në gjyqin e sotëm për çështje pronësie, dosje që po shqyrtohej nga gjytari Kalaja. Si pasojë e të shtënave janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i ngjarjes është ka pranuar vrasjen, duke thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, është shprehur Elvis Shkëmbi, në deklaratën paraprake, menjëherë pas arrestimit nga uniformat blu.