Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia përkujtimore për 40-ditëshin e ndarjes nga jeta të 19-vjeçares shqiptare, Myrto, e cila humbi jetën tragjikisht si pasojë e një mbidoze të kokainës.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit u mblodhën për të kujtuar vajzën e re me lot dhe dhimbje të thellë. Gjatë ceremonisë, familja kishte vendosur disa fotografi të Myrtos, ku ajo shfaqet si një engjëll me krahë të bardhë dhe kurorë mbi kokë, duke simbolizuar pafajësinë dhe qetësinë që nuk do të kthehet më.
Me zemër të thyer, babai i Myrtos kërkoi drejtësi maksimale për përgjegjësit e vdekjes së vajzës së tij:

“Fëmija im nuk iku natyrshëm, ma morën. Çdo ditë dhe natë për ne është një ferr i paimagjinueshëm. Flasim me vete dhe e presim Myrtulën tonë sikur të ishte duke fjetur. Kushdo që ka përgjegjësi për vdekjen e saj, duhet të marrë dënimin më të rëndë.

Engjëlli ynë iku dhe nuk do të kthehet më.”
Sot, familja vazhdon të presë rezultatet e analizave mjeko-ligjore, që pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e humbjes së jetës së të resë.
Më 17 prill 2026, tre të pandehurit për vdekjen e Myrtos në Kefalonia u lanë në paraburgim me vendim të gjykatës, ndërsa ndaj tyre u ngritën akuza që u përshkallëzuan në vrasje me mosveprim sipas nenëve 299 dhe 15 të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për të dashurin e saj 23-vjeçar, një ish-peshëngritës 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, të cilët u nxorën përmes derës së pasme të gjykatës për të shmangur tensionet me familjarët dhe miqtë e vajzës