Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale, pamje nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë në vitin 2013 ku tregohet situata që trashëguan socialistët nga qeverisja e demokratëve në kohën kur ata humbën zgjedhjet.

Në video shihen kushte të tmerrshme të spitaleve, ndërkohë pamjet Edi Rama i shoqërohen me fjalët e Sali Berishës, i cili premton dyfishim të buxhetit të shëndetësisë dhe rritje rrogash për bluzat e bardha.

Postimin e tij, kryeministri e shoqëron me mbishkrimim “Absolutisht! Flet vetë, gjykoni vetë”.