Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e pronave në Zvërnec gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, duke theksuar se statusi i tyre juridik është i qartë.
Sipas Ramës, tokat për të cilat ka debat publik janë tashmë në pronësi të personave që i kanë blerë në përputhje me dokumentacionin ligjor dhe titujt e regjistruar në kadastër.
Kreu i qeverisë u shpreh se hetimet që mund të zhvillohen për procedurat e mëparshme të shitjes nuk ndikojnë te pronësia aktuale e tokës, duke argumentuar se ajo u përket blerësve që e kanë fituar në bazë të dokumenteve të ligjshme.
“Toka nuk i përket askujt; ajo u përket atyre që e kanë blerë mbi bazën e titujve legjitimë në kadastër. Hetimet ndaj atyre që kanë shitur tokën nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, sepse sot toka u përket pronarëve që e kanë blerë. Ajo çështje është jashtë çdo kontestimi.”, tha kryeministri.
