Arrestimi I Roseljo Arifit, Jurgen Sucës dhe Segest Meti dy javë më parë po e çon policinë e shtetit në zbulimin e një grupi kriminal qe merret me trafikun e armëve të zjarrit.
Sipas Ora news nga ana e hetuesve është bërë e mundur hapja e telefonit ku janë zbuluar disa biseda në rrjetin Signal.
Efektivët e policisë kanë zbuluar se bisedat kishin të bënin me shitjen e armëve të zjarrit nga pistoleta turke dëri të një armë e kalibrit të madh siç është snjaper.
I njejtin burim policor bën më dije se kominikimi ishte kryer nga nje prej personave të arrestuar me një shtetas për te cilën e kishte të shënuar me germen N. Ky I fundit interesohet për shitjen e snjaperit me vlerën e 12 mije euro.
N: A po flet me ken me hek i sniper 10 mije euro thuju, 12 ti, 10 ma japin mu
x……Po pyes Naken, A kena naj foto a gja me ja tregu
Burime nga policia bëjnë me dije se janë gjetur edhe video të ndryshme të armëve për të cilën shpërndahen me qëllim për ta tregtuar.
Deri më tani sipas burimeve po hetohen kontakte që janë gjetur në bisedat telefonike.
Grupi në fjalë u godit dy javë më parë ku nëpërmjet linjës së autobuseve po tentonin të trafikonin një armë pistoletë e cila ishte cmontuar dhe future brenda një televizori.
Sipas burimeve dyshimet u krijuan ngavetë shoferi I autobusit e ndërsa besohet së për rrugën e tij deri në londer do të paguhej 100 paund.Ndërkohë po punohet edhe me autoritetet e britanisë së madhe më qëllim zbulimin e porositësit për të cilën policia shqiptare ka arritur në identifikim e tij paraprak