Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i kaloi stafetën sot ministrit të ri të porsazgjedhur Besfort Lamallari, në një ceremoni të organizuar në ambientet e ministrisë së Drejtësisë..

Por në fillim të marrjes së fjalës, kryeministri Rama ka shkëmbëer batuta me Ulsi Manjën duke i kërkuar të flasë për herë të fundit.

“Flit si zot shtëpie për herë të fundit, por me pak emocion të lutem”, thotë Rama.

Në fjalën e tij, Manja tha se gjatë katër viteve në drejtimin e kësaj ministrie janë bërë plot punë të mira në shërbim të qytetarëve, por edhe në rrugën evropiane të Shqipërisë.

Manja iu drejtua ministrit Lamallari, besimplotë se në krye të ministrisë së Drejtësisë, ai do ia dalë që të finalizojë kapitullin “Themeloret” që është çelur i pari dhe do mbyllet i fundit sepse sipas Manjës, gjithçka lidhet me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

“Mua më ke në dizpozicion në çdo rast që do të nevojitet një këshillë e imja, për shkak të përvojës katërvjeçare në krye të kësaj ministrie”, vijoi ai.

Manja e konsideroi këtë moment, si një kalim stafete, por kauza për Shqipërinë 2030 në BE, mbetet sipas tij një angazhim i përbashkët.