Pak çaste pasi Sali Berisha zyrtarizoi mbështetjen ndaj Florjan Binajt si kandidat për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, janë mbledhur aleatët opozitarë.
Fatmir Mediu sapo mbërriti në Partinë Demokratike, ndërsa i pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga nëse do ta mbështesë kandidatin Binaj, Mediu tha se do e komentojë pas mbledhjes.
Belind Këlliçi nga ana tjetër ka nisur bisedimet me Agron Shehaj. Kreu i Partisë Mundësia është më skeptiku për kandidaturën, pasi mbështet Ermal Hasimjan.
Ndërkohë burimet bëjnë me dije edhe Partia e Lirisë e mbështet kandidaturën e Florian Bianj, e po ashtu Adriatik Lapaj i ‘Shqipëria Bëhet’.