Fluksi i lëvizjes në kufirin Shqipëri-Kosovë gjatë ditëve të fundit është rritur si rrjedhojë e rikthimit të emigrantëve për pushimet e fundvitit. Zyrtarë të drejtorisë rajonale të kufirit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Kosovë përmes doganës së Morinit 4200 shtetas të huaj me 780 mjete dhe 370 shtetas shqiptarë me 180 mjete. Një fluks i tillë është thuajse dy herë më i lartë se në fillim të muajit, ndërsa nga dita në ditë është në rritje. Kjo pasi gjatë ditëve të fundvitit, numri i emigrantëve që kthehen në vendlindje është në rritje. Fluksi i këtyre ditëve, edhe pse në rritje, nuk ka shkaktuar radhë të gjata në mjediset e doganës. Kjo është realizuar edhe përmes bashkëpunimit të shërbimit doganor me atë policor. S. D.