IdentiTek ka bërë me dije se ditën e premte, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00 deri në 12:00 në të 12 qarqet e vendit.
Ky hap është ndërmarrë për të lehtësuar fluksin gjatë festave të fundvitit dhe për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve që vijnë nga jashtë vendit për një periudhë të shkurtër.
Qytetarët do të mund të marrin shërbime në të gjitha qytetet ku operon IdentiTek, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Vlorën, Fierin, Korçën, Lezhën, Dibrën, Beratin, Kukësin dhe Gjirokastrën.
Në kryeqytet, shërbimi do të ofrohet pranë Njësisë 2 dhe Njësisë 4, ku qytetarët do të mund të kryejnë të gjitha procedurat e identifikimit, pavarësisht gjendjes civile.
Ky orar i veçantë ka për qëllim të mundësojë një akses më të shpejtë dhe më të lehtë në shërbimet e identifikimit, duke ndihmuar veçanërisht ata që kanë nevojë për dokumente gjatë një qëndrimi të shkurtër në vend dhe duke shmangur pritjet e gjata gjatë periudhës së festave.
