Vajza në foto është Erisilda Abedini, 22-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e Saukut. Ajo ishte në mjet me Klevis Ruçajn dhe Sikela Përrojin, që fatkeqësisht humbën jetën.

20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.