Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i policisë mbrëmjen e sotme, ku u shkatërrua një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë.

Mësohet se FNSH dhe policia kanë goditur grupin e ‘Laert Haxhiut’, ndërsa operacioni ka nisur për shkak se Artan Tafani, i arrestuar një muaj më parë ka zgjedhur që të bashkëpunojë me policinë.

Personat e ndaluar nga policia kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes. Nga dëshmia e tij janë mundur që të zbardhen 6 vrasje, ku 2 kanë ndodhur në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Gjykata ka prerë 15 urdhëra arresti, ndërkohë që policia po vazhdon megaoperacionit për arrestimet.

Tafani ishte arrestuar pasi grabiti një shumë parash në një pikë exchange në Tiranë, ndërsa ishte dhe pjesëtar i këtij grupi kriminal.