Tre vajza janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohen në ushtrimin e prostitucionit në këtë qytet. Dy prej shtetasve të arrestuara ishin të huaja dhe tjetra akuzohet si tutorja e tyre.
Në pranga kanë rënë Zabina Memetova, 37 vjeçe, dhe Nina Solovyeva, të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit.
Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar dhe shtetasen M.C, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej ky aktivitet.
Njoftimi
Elbasan- Operacion kundër prostitucionit në Elbasan, arrestohen dy të huaja dhe një bashkëpunëtore vendase
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një operacion të mirëorganizuar kundër veprimtarive të paligjshme të prostitucionit, duke vënë në pranga tre persona, mes tyre dy shtetase të huaja.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë Zabina Memetova, 37 vjeçe, dhe Nina Solovyeva, të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit.
Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar dhe shtetasen M.C, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej ky aktivitet.
Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e rendit publik, pas një hetimi disa-javor.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Policia e Elbasanit ka bërë me dije se do të vijojë kontrollet intensive për goditjen e çdo forme të shfrytëzimit të prostitucionit dhe aktiviteteve që cenojnë rendin dhe moralin publik.
