Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironitë e tij ndaj protestës së Adriatik Lapajt dhe foltoreve të opozitës që mbahen çdo të hënë, duke theksuar se për të, ata që luftojnë për pushtet nuk janë prioritet.
Në një konferencë të fundit për shtyp, Rama u shpreh se shqetësimi i opozitës është thjesht pushteti dhe se çdo veprim i tyre, përfshirë ngritjen e tendave dhe mbajtjen e protestave, nuk ka asnjë ndikim tek ai. “Dëgjo këtu, nuk shqetësohem për askënd që hallin e vetë ka pushtetit. Kush do pushtet dhe lufton për të, të vërë tenda, të vërë kujën, të hidhet përjetë, të vërë kujën, nuk është në prioritetet e halleve të mia,” tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë interes për këtë lloj aktiviteti.
Rama vazhdoi me një shprehje ironike: “Nëse ata do të kishin një hall dhe ti do të shkoje te ajo çadër. Se ne e dimë se ça halli kanë ata.”
