Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se fundin politik i Edi Ramës dhe i ‘Rilindjes’ ka ardhur dhe se opozita duhet ta ‘groposin’ atë. Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve për vendosmëri duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të opozitarëve mund ta ndryshojë atë që ai e cilëson si ‘regjimin e kalbur të rilindjes’.
“Pra zinxhiri vjedhjeve të tyre, i qëndrimeve të tyre nuk ka fund. Shpresa e vetme për shqiptarët qëndron në mendjet dhe zemrat tuaja, në vendosmërinë tonë, vendosmërinë e popullit opozitar ta shndërrojmë këtë dimër në një ngricë përfundimtare për regjimin e kalbur të rilindjes.
Rilindja ka vdekur, kjo organizatë kriminale ka vdekur, ne duhet ta groposim atë. Edi Rama ka vdekur politikisht, ne duhet ta groposim atë. Edhe njëherë u uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar vitin 2026. Uroj dhe ftoj opozitarët të përmbushim detyrimin tonë ndaj vetes, familjeve tona, ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë
