Forcat Operacionale kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në burgun e Peqinit.
Burime bëjnë me dije se subjekt i aksionit kanë qenë të burgosurit që kanë dënime të përjetshme. Në qelitë që ata rrinin kontrolli ka qenë për telefona si dhe mjete të ndaluara në burg. Ndërkohë që janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete të ndaluara.
Ndër të dënuarit që u kontrollua ishte edhe Indrit Shaqe, i cili vuan dënimin për krime të rënda. Burime jozyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në qelinë e Shaqes janë gjetur sende të ndaluara, që dyshohet se përdoreshin për komunikim të jashtëligjshëm.
Kontrollet janë përqendruar në identifikimin e pajisjeve të ndaluara si telefona celularë, karta SIM apo pajisje të tjera që mund të shërbejnë për komunikim të paligjshëm me botën e jashtme. Sipas burimeve, një sërë sendesh me interes të veçantë për hetimet janë sekuestruar dhe tashmë janë në proces verifikimi nga autoritetet përkatëse.
Ky operacion vjen në kuadër të masave të shtuara për të rritur sigurinë dhe për të ndërprerë çdo tentativë për organizim kriminal nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.