Një aksion blic është duke u zhvilluar mesditën e sotme në zonë e Astirit nga Forcat RENEA dhe FNSH-ja.

Policia njofton se aksioni është organizuar pasi një e re ka denoncuar se po dhunohet nga disa persona në banesën e saj. Shërbimet e Policisë janë duke tentuar të ndërhyjnë, por kanë hasur në pengesë, pasi denoncuesja ka mbyllur derën e banesën në kati ne 8 të një pallati dhe nuk pranon ta hapë.

Njoftimi i policisë:

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap.

.