Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë dhe fitoi një mandat në Kuvend.
Në rrjetet sociale, Lapaj ka publikuar një foto ku shfaqet duke takuar disa qytetarë, shoqëruar me këngën e Pirro Çakos “Shpresë”. Krah fotos, ai falënderon qytetarët që e votuan dhe shprehet se në ditët në vijim do i takojë të gjithë.
“Faleminderit nga zemra secilit prej jush! Në ditët në vazhdim do vijmë t’ju falenderojmë sy më sy! Do vijmë t’ju shtrëngojmë dorën për rrugën e nisur e mbështetjen e pastër që na dhatë! Gur-gur do bëhet mur, e mur-mur do bëhet urë për ndryshimin që duam. Ecim! Na u bashkoni!”– shkruan ai.
Kujtojmë se Lapaj ka reaguar edhe më herët, duke publikuar një poezi të Viktor Hygo në rrjetet sociale. Lapaj ka shprehur vazhdimësinë e angazhimit të tij, duke theksuar se lufta për të ardhmen e Shqipërisë është ende në zhvillim.
