Policia e Korçës ka dhënë sot detajet e para hetimore për ngjarjen e ndodhur dje, ku një foshnjë e sapolindur, vetëm 2-muajshe u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Burime zyrtare sqaruan se familjarët nga një fshat i Devollit u dërgua me urgjencë për trajtim në gjendje të rëndë dhe nga verifikimet e mjekëve rezultoi se foshnja kishte lindur para kohe.
Përveç probleme të shkatuara nga kequshqyerja, lindja premature i ka shkaktuar edhe simptoma shëndetësore, kryesisht në organet e frymëmarrjes, në probleme respiratorë. Më tej sqarohet se pas trajtimit në spitalin Pediatrik të Korçës, u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar.
“Më 13 mars, në spitalin Pediatrik Korçë, i shoqëruar nga prindërit ka shkuar për mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore, një foshnjë 2-muajshe, banues në një fshat të rrethit Devoll. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se foshnja ka lindur para kohe dhe me probleme respiratorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar sot.
Hetimet vijojnë bashkë me prokurorinë vendore, për sqarimin e plotë të ngjarjes. Aktualisht fëmija vijon të mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët pediatër të kryeqytetit. Foshnja dyshoeht se nuk është ushqyer me qumësht gjiri nga nëna dhe kjo ka rënduar gjendjen e tij.



