Vogëlushja Azaria Chamberlain me nënën e saj, Lindy


Është zgjidhur vetëm pas 32 vjetësh rasti misterioz i zhdukjes së foshnjës 9-javëshe, Azaria Chamberlain, në shkretëtirën e Australisë: ajo është rrëmbyer dhe vrarë nga një dingo (qen).

Në këtë mënyrë, shkarkohen nga akuza për vrasje prindërit e saj, të cilët deri më tani shiheshin si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e vajzës së tyre.

Ishte mjeku ligjor që dha edhe verdiktin përfundimtar para gjykatës, duke argumentuar se Azaria kishte vdekur si rezultat i sulmit te një dingoje, në 17 gusht të vitit 1980. Provat që e vërtetojnë këtë janë të qarta dhe të pakundërshtueshme, tha ajo.


Pas zhdukjes misterioze të fëmijës vetëm disajavësh, ishin prindërit e saj ata që u akuzuan për zhdukjen e foshnjës dhe në fillim të hetimeve, nëna, Lindy Chamberlain u shpall fajtore për vrasjen e saj.


Gjykata e akuzoi Lindy për vrasjen e fëmijës së saj dhe për fshehje të provave. Ajo u lirua vetëm pas mbledhjes së dëshmive që flisnin në favor të saj dhe faktit se foshnja ishte marrë nga një qen dingo, që kishte sjellë edhe vdekjen e vogëlushes.

Megjithatë, deri disa ditë më parë, në dosjen për vrasjen e Azarias shënohej i panjohur shkaku apo autori. Pas vendimit të djeshëm, që përcakton në mënyrë përfundimtare, vetëm pas 32 vjetësh shkaqet e vdekjes së vogëlushes, prindërit e saj, të cilët ndërkohë janë ndarë, ndihen ndoshta më të qetë.

12 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)