Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Reutlingen të Gjermanisë, ku ka humbur jetën një 21-vjeçare shqiptare nga Kosova. Viktima është identifikuar si Yllka Hoti.

Ngjarja ndodhi ditën e enjte në autostradën B28, kur Yllka, duke udhëtuar me makinën e saj, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Automjeti u përmbys disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, e reja nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë ditën e shtunë. Familja e saj ka konfirmuar lajmin e hidhur dhe ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.