Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Fier, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është përplasur nga pas me një kamion, pasi dyshohet se ka tentuar ta parakalojë atë në mënyrë të pasigurt.
Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm në këtë segment.