Një aksident me pasojë plagosjen e një 65-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme, në Divjakë.

I dëmtuari po udhëtonte në drejtim të qytetit me motoçikletë, por në dalje të fshatit Gur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Ambulanca e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës me lëndime të shumta, ndërsa policia e rendit në Divjakë ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet njësia e qarkullimit rrugor dhe grupi i punës për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se 65-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në një pjesë të drejtë rruge, por ka qenë e pamundur që ai të fliste se çfarë i ka ndodhur pasi ka qenë në gjendje të rëndë. Nga spitali i Lushnjës konfirmohet se ka fraktura të rënda në gjymtyrë dhe kokë, ndërsa nuk duhet nëse maskën mbrojtëse e kishte të vendosur apo jo gjatë momentit të aksidentit.

Segmenti rrugor pushimi i shoferit Divjakë është një Kas shumë i frekuentuar nga motoçikleta dhe në të shkuarën ka pasur aksidente të rënda deri dhe humbje jete nga aksidente e ndodhura.