Një aksident rrugor ka ndodhur sot në afërsi të Golemit, ku është përfshirë dhe një ambulancë.
Mësohet se ambulanca është përplasur me një makinë, e për pasojë është përmbysur në rrugë. Burime bëjnë me dije se ambulanca ishte nisur nga Berati në drejtim të Tiranës. Të lënduar kanë mbetur dy persona, një grua 64 vjeçe paciente dhe një infermiere që e shoqëronte në ambulancë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë është bllokuar për shkak të incidentit.
