Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Burime bëjnë me dije se një autobus është përplasur me një motorçikletë. Si pasojë e aksidentit raportohet për dy persona të plagosur, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motoçikletë.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që pasagjerët e autobusit mësohet se nuk janë dëmtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.