Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ish-Sheshi Shqiponja.
Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një grua.

Viktima, sipas burimeve, është rreth 50 vjeçe. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo identiteti i viktimës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
