Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan–Librazhd, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që të dy makinat të përfundojnë të përmbysura në rrugë, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes.