Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të lënduar.
Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


