Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Sarandë – Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbën jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur.

Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën së bashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe. Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe ka përfunduar në spital.

Siç shihet edhe në këto foto, përplasja ka qenë tepër e fortë, çka ka bërë që dy automjetet të shkatërrohen plotësisht.