Në protestën e pestë radhazi para Kryeministrisë, kreu i PD arriti të mblidhte vetëm pak militantë.
Ndër të tjera protestën e Sali Berishës para Kryeministrisë u shfaq edhe vajza e tij, Argita Berisha. Ajo u shfaq mes militantëve të paktë që iu bashkuan Berishës, të cilët nga java në javë po tkurren në numër.
Në të njëjtin bulevard ku Berisha mblodhi militantët e tij, më herët ishte kreu i Shqipëria Bëhet që u përplas ashpër me forcat e policisë. Prej një jave ai po proteston para Kryeministrisë, por policia e largoi nga trotuari për të vendosur perimetrin e sigurisë rreth godinës qeveritare.
Më pas Lapaj dhe mbështetësit e tij u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe u vendosën pranë Kryesisë së Kuvendit, për t’i liruar Sali Berishës vendin për të protestuar.
