Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia paraditen e sotme në Kurbin.

Sipas policisë, i riu mbante pa leje një armë automatike, të cilën dyshohet se po planifikonte ta përdorte për ngjarje të mundshme kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e tij, polica i ka gjetur fishekë por dhe doreza të zeza.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Policia po verifikon nëse mbajtja e dorezave dhe armës lidhen me ndonjë aktivitet kriminal të të ndaluarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.