Pak para nisjes së seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u paraqit në ambientet e Kuvendit me pankarta në mbështetje të protestave kundër projektit të Zvërnecit, të cilat kanë hyrë në ditën e 12-të të tyre.

Me mesazhe të ngjashme me ato të përdorura nga protestuesit, Balliu përcolli qëndrimin e opozitës ndaj projektit, duke e sjellë debatin edhe në oborrin e Parlamentit.

“KUR RINIA ÇOHET, QEVERIA RRËZOHET”, ishte mesazhi i shkruar në pankartën e mbajtur nga deputeti demokrat, i cili e lidhi reagimin qytetar me kundërshtimin ndaj investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Protestat kundër projektit vijojnë prej gati dy javësh, ndërsa çështja ka shkaktuar debate të forta politike dhe reagime nga grupe të ndryshme qytetare dhe ambientaliste.