Sot u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk munguan tonet e larta.
Erion Braçe shfaqet dorë për dore me kolegun e tij socialist Vullnet Sinaj, të dy fitues nga lista e hapur. Më pas, Braçe dallohet teksa “ngushëllon” në supe Tritan Shehun, partia e të cilit pësoi disfatë elektorale, ndonëse vetë siguroi një vend në Kuvend nga lista e mbyllur.
Senatori i PS, Pandeli Majko, i cili s’do të jetë më në Kuvend, shfaqet krah Damian Gjiknurit, më i votuari në qarkun e Vlorës. Mes kolegëve shihen shtrëngime duarsh e të qeshura.
Dy ministret Anila Denaj e Delina Ibrahimaj dalin bashkë nga salla plenare. Ibrahimaj e Frrok Gjini u “fotografuan” ndërsa ministrja i hedh dorën kolegut mbi sup. Nasip Naço i PS dhe Ferdinand Xhaferraj i PD, gjetën “ngushëllim” te njëri-tjetri, të dy të tërhequr nga gara e 11 majit.
Pavarësisht disfatës elektorale, deputetët demokratë “veshën” një buzëqeshje. Gazment Bardhi sheh me ngazëllim Elda Hotin.














