Një incident me zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku tre automjete janë përfshirë nga flakët pranë godinës së Posta Shqiptare në rrugën “Çamëria”.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një djegie të qëllimshme, ndërsa ngjarja është shënuar rreth orës 04:00 të së dielës.
Forcat e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.


