Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas raportimeve të para, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë një automjet ka përfunduar brenda një kancelarie, ndërsa tjetri është përmbysur në trotuar.

Përveç dy makinave kryesore, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe dy automjete të parkuara pranë vendit të ngjarjes.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonë.