Mediat greke kanë publikuar detaje në lidhje me armën që u gjet në qelinë ku vuan dënimin shqiptari Klodian Lekocaj, në burgun e Korydallos. Raportohet se arma u gjet e groposur në oborrin e pavijonit të 5-të, ndërsa u gjet edhe e mbushur me 5 fishekq, gati për qitje.

Në këtë pavijon mbahen disa nga kriminelët më të njohur të vendit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”. Sipas “Protothema”, Klodian Lekocaj rezulton se vuan dënimin në qelitë të cilat kanë dalje në të njëjtin oborr ku u gjet arma.

Pistoleta e gjetur është e markës Pietro Beretta – Gardone V.T. Cal 7.65-PAT, dhe hetimet për mënyrën se si ajo përfundoi në oborrin e burgut janë ende në zhvillim.

Në pavijonin e 5-të ndodhen gjithashtu të burgosur turq që dyshohet se janë përfshirë në vrasje, gjë që ka shtuar shqetësimin e autoriteteve për mundësinë e përdorimit të armës dhe për personin që mund ta ketë fshehur atë.