Eris Mehmeti është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë. Policia e Vlorës ka identifikuar makinën e përdorur nga vrasësi, e cila ishte dorëzuar nga Mehmeti dhe kishin ndryshuar targat.

Gjatë arrestimit, i është sekuestruar një celular, ku janë gjetur prova të vlefshme për hetimin. Dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Vlorë, 58-vjeçari Rustem Hoxhaj u ekzekutua. Grupi hetimor dyshon se autori i vrasjes, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, kishte përdorur një bark artificial dhe një maskë silikoni për të kamufluar identitetin e tij.

Për të siguruar fshehjen e fytyrës, ai kishte vendosur edhe një kapele dhe një maskë tjetër.
Pas krimit, dyshohet se vrasësi ka shpërthyer kufirin e gjelbër dhe ka ikur drejt Greqisë. Policia ka ndaluar ditën e djeshme shtetasin Eris Mehmetaj, i cili është mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në vitin e kaluar në Athinë. Brahimi ishte strehuar në Dubai.

Si ndodhi ngjarja?
Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij.
Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup.
58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij, punë të cilën e kishte lënë para një viti.
Policia ka marrë në pyetje 5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij.
Ajo tha për mediat se 58-vjeçari nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshtur.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, mes tyre bashkëjetuesen e tij Klodiana Rakipaj.
Ajo tha për mediat se viktima nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshur.
Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre.
