Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Eretrias në Greqi, ku humbën jetën tre elektricistë

Elektricistët, një prej të cilëve shqiptar, kanë ndërruar jetë, pasi i zu korrenti teksa kryenin riparime në shtylla të tensionit.

Sipas news24, shqiptari që ndërroi jetë në këtë ngjarje të rëndë quhet Aleks Bruka. 

I riu nga Rrësheni kishte zgjedhur Greqinë për të jetuar, për të siguruar të ardhura për familjen e tij, por u humbi jetën në vendin e punës.