Kryeministri Edi Rama ka zgjedhour sot të ironizojë Partinë Demokratike, në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale. Rama ka shpërndarë një foto nga Dega 1 e Partisë Demokratike në kryeqytet, ku në xham shihet njoftimi “Shitet dyqani”.
Partia Socialiste ka shpallur kandidatët për bashkinë Tiranë dhe Mat, përkatësisht Ogerta Manastirliu dhe Altin Bojni, mbeten për t’u zbuluar emrat për Vlorën, Beratin, Tepelenën dhe Cërrikun. Nga ana tjetër, në PD dhe opozitë përgjithësisht, ende unk ka asnjë emër dhe bashkia Tiranë, ku zhvilloeht gara më ee fortë, po kthehet në “dhimbje koke” për të djathtët, të cilët kërkojnë një emër jopolitik.
