Një gazetar është dhunuar fizikisht nga disa persona rreth orës 20:00 në Shkodër. Sipas deklarimeve të gazetarit Ervin Dushi, autor i dhunës është Prek Gjoni, së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin me të. Gjoni njihet si pronari i nje rrjeti marketesh.
Dushi pretendon se ngjarja lidhet me një denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.
Pas incidentit, gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës dhe është shprehur se do ta ndjekë çështjen në rrugë institucionale.
