Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh të forta mes protestuesve dhe policisë, bulevardi në Tiranë është përfshirë nga qetësia.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e pastrimit, të cilat kanë nisur punën për të larguar mbetjet dhe sendet e shpërndara gjatë protestës.

Fillimisht, punonjësit janë marrë me mbledhjen e gurëve të shkulur nga trotuaret, të cilët gjatë përplasjeve u hodhën nga protestuesit në drejtim të efektivëve të policisë.

Në një foto të mbërritur në redaksi, shihet një kamionçinë e mbushur me gurë dhe sende të forta, që dëshmojnë për përmasat e incidenteve të regjistruara gjatë protestës.