Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.

Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar sot, i akuzuari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Preza është person me të shkuar kriminale, i dënuar më parë për armë pa leje dhe vjedhje. Ai u arrestua pas denoncimit në policinë e Durrësit, të një turisteje për përdhunim në zonën e plazhit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, teksa 18-vjeçarja po qëndronte vetëm në shezlong, përballë një hoteli në lagjen nr.13.