Isuf Hasa është autori i vrasjes së Xhemal Metës në Qafë Mollë të Tiranës.

Ai e goditi për vdekje në kokë me çekiç 81-vjeçarin dhe më pas i vodhi paratë që kishte në xhep. Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij.

Pas hetimeve rezultoi se 64-vjeçari ka shkuar në banesën e viktimës dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me çekiç në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Dyshohet se Hasa, pasi e ka goditur viktimën i ka marrë dhe disa para që ai kishte në shtëpi dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H, vajza e autorit të dyshuar në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale çekiçin më të cilin autori ka kryer vrasjen. Mbi Isuf Hasën rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim”.