Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe i biri, Zaho ndodhet në stadiumin Arena Kombëtare ku po ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri- Ishujt Faroe.

I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për Kombëtaren, e cila synon për të marrë një fitore dhe për të ruajtur vendin e parë në grup.

Por ndryshe nga hera e fundit, kur luhej ndeshja me Poloninë, këtë herë pranë kryeministrit ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Kujtojmë se kryeministri deklaroi pak ditë më parë se në stadium shkon me familjen për të shijuar futbollin, duke iu referuar faktit që nuk takoi homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin.  Ndërkohë, sot nuk dihet nëse Kurti është në stadium.