Personat që shihni në foto janë 29-vjeçari Gerald Hoxha dhe 32-vjeçari Franci Canaj, të konfliktuar mbrëmjen e djeshme në zonën e rrugës së Dibrës teksa njëri prej tyre ka mbetur dhe i plagosur.

Një konflikt fizik mes dy të rinjve, 29-vjeçarit Gerald Hoxha dhe 32-vjeçarit Franci Canaj, ka përfunduar me një të plagosur në rrugën e Dibrës.

Sipas burimeve, shkak për përleshjen ka qenë një vend parkimi që Gerald Hoxha, taksist, kishte zënë. Gjatë përplasjes, Franci Canaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur Hoxhën në këmbë, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Franci Canaj në 2016 ka qenë i arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion. Ndërkohë i plagosuri Gerald Hoxha mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

Franci Canaj nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Ai ka qenë i arrestuar më parë në vitin 2016 për akuza lidhur me drogën dhe prostitucionin në Itali. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim nga policia.

I plagosuri, Gerald Hoxha, është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.