Personi që shihni në foton mësipër është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë, ku humbën jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku.
Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila po udhëtonte me motrat. Aktualisht, Zhupa ndodhet nën kujdesin e mjekeve. I riu u vu në pranga nga policia, ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.
Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar komunitetin lokal. Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia, duke e bërë situatën familjare edhe më të rëndë.
Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.