Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka marrë pjesë në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë të mbajtur një natë më parë.

Roshi është fotografuar ndërsa është i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë. Duket se Roshi po mbështet Berishën në këto zgjedhje, pasi kryedemokrati ka futur në listën e hapur të Kavajës kushëririn e tij, Elton Rroshi.

Ish-kryebashkiaku u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit, së bashku me disa emra të tjerë. Kujtojmë se më parë Berisha e sulmonte Roshin, ku thoshte se ky i fundit drejtonte një bandë që vriste njerëz.

“Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht! Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Asrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.

Ne ate territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor te nje qytetari nga ‘çunat e krimit’ te Tahirit. Po keshtu gjate zgjedhjeve, funksionoi gjate gjithe fushates, si fallange terrori, nje bande vrasesish e drejtuar nga Rroshi. Ketu me poshte keni disa mesazhe per drejtuesin e komisariatit nga nje qytetar i Kavajes, te cilat sipas tij jua ka nisur edhe qeveritarve te sotem, natyrisht pa sukses! Sb”, shkruante më parë Berisha.