Ka nisur këtë të premte protesta e radhës kombëtare që po zhvillohet para kryeministrisë. Me një pjesëmarrje, masive, protestuesit, nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”, me pankarta dhe thirrje të shumta kundër klasës politike. Ashtu si në ditët e mëparshme edhe sot nuk kanë munguar pankartat kreative.
Dy vajza të reja kanë zgjedhur të ironizojnë kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ato janë veshur me uniforma burgu, teksa në fytyrë kanë vendosur maska me foto të Ramës dhe Berishës. Nga to erdhi thirrja “Burgu për burrat është”.

