Paraditen e sotme është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur një 23-vjeçar shurdh-memec i identifikuar si Llazar Palla.

Sipas familjarëve i riu kishte disa ditë që ishte zhdukur nga familja e tij pa asnjeë gjurmë. Ai u gjet nga polumbarët e Reneas, pas kërkimiit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.

Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla, bëhet me dije se kishin denoncuar në polici se vëllai i tyre shurdh-memec ishte zhdukur dhe dyshimet e tyre ishin se ai mund të ishte mbytur.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit,që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.